Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Empoli merr në formë huazimi sulmuesin e Shqipërisë

Empoli merr në formë huazimi sulmuesin e Shqipërisë

19:51, 05/08/2023

Stiven Shpendi është zyrtarisht futbollist i Empolit! Sulmuesi shqiptar i Shpresave është prezantuar ditën e sotme nga klubi italian që militon në Serinë A.

Shpendi ka kaluar në formë huazimi nga Çezena tek Empoli, por me detyrim blerjeje.

Në këtë mënyrë, 2 vitet e para Shpendi do të jetë si i huazuar dhe vetëm pas 2 vitesh do të konsiderohet si i blerë nga klubi i Empolit.

Shpendi ka shkëlqyer me Çezenën ku me të rinjtë është shpallur edhe golashënuesi më i mirë në kampionat, ndërsa me skuadrën e parë ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 31 ndeshje.

Tek Empoli, Shpendi do të gjejë edhe Ardian Ismajlin, mbrojtësin e Kombëtares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco