Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Buffon rikthehet tek Italia, roli i ri që do të mbajë në Kombëtaren axurre

Buffon rikthehet tek Italia, roli i ri që do të mbajë në Kombëtaren axurre

18:13, 05/08/2023

Lajmi ishte në ajër, por tani është konfirmuar zyrtarisht. Gianluigi Buffon do të jetë shefi i ri i delegacionit të Kombëtares italiane.

Portieri legjendar italian, që vendosi të tërhiqet nga futbolli i luajtur vetëm dy ditë më parë, njoftoi zyrtarisht rikthimin e tij në përfaqësuesen italiane.

“Kthehem në Kombëtare, sepse ky fëmijë që 30 vite më parë trokiste për herë të parë në dyert e Covercianos, ka ende dëshirë për të ëndërruar dhe për të përjetuar këtë ëndërr bashkë me tifozët italianë”, shkroi Buffon.

Gardiani i mirënjohur, i cili është futbollisti me më shumë ndeshje me fanellën e Italisë u shpall edhe kampion bote në 2006-ën me të kaltrit.

Buffon u tërhoq nga futbolli i luajtur në moshën 45-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere të ndritur, në të cilën fitoi thuajse gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco