'E pësuam nga gjysmë raste', Shehi: Serioz dëmtimi i Selmanit

'E pësuam nga gjysmë raste', Shehi: Serioz dëmtimi i Selmanit

10:43, 04/08/2023

 

Pas ndeshjes Tirana-Besiktas (0-2), Orges Shehi analizoi humbjen ndaj turqve. Trajneri i Tiran%s theksoi se dëmtimi i portierit Selmani është serioz, teksa u ndal edhe te gara për titullin kampion në Superiore.

“Nuk është ngërç psikologjik. Të përballesh në mënyrë të barabartë, të jesh agresiv dhe të tentosh të dominosh përballë këtyre kundërshtarëve, nuk është pak. Por këto kundërshtarë të rrahin me gjysmë rasti. I morëm golat me gjysmë rastesh. Nuk është mungesë eksperience, ka merita edhe kundërshtari.

Por, jam krenar për performancën e çunave. Vendosëm të luanim miks në këtë ndeshje. U ndëshkuam me një top të dytë shumë të rrezikshëm. Humbëm kundërshtarët dhe pozicionet.

Dëmtimet? Më vjen keq për Selmanin. Ka frakturë në këmbë, do mungojë për një farë kohe, më vjen keq… Nuk e di sa kohë do të na duhet të rikuperojmë të dëmtuarit.

Kemi organikë më të plotësuar krahasuar me verën e kaluar. Ishim përgatitur të luanim me 3-5-2 në fazë mbrojtëse. Dhe 3-4-1-2 në fazën ofensive.

Ndryshimet në formacion? Nuk është problem ambientimi. Doka pësoi dëmtim në pjesën e parë. Të tjerët nuk luajtën për arsye taktike.

Përveç ndeshjes së sotme, ata që kanë ardhur nga stoli kanë bërë ndryshimin. Sot vendosëm të luanim në këtë mënyrë, kështu që çdokush mund ta nisë nga stoli.

Kampionati? Partizani do të jetë skuadër rivale e jona. Por edhe Egnatia, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Dinamon. Por edhe skuadrat e tjera të traditës. Ne duhet të jemi ata që duhet të jemi.

Final Four? Është formulë që do të jetë për herë të parë. Ne duhet të jemi siç na ka hije”, deklaroi trajneri i Tiranës për SuperSport .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco