Juventusi interesohet për gardianin, ish-portieri i Milanit mund të rikthehet në Itali

Juventusi interesohet për gardianin, ish-portieri i Milanit mund të rikthehet në Itali

10:47, 02/08/2023

 

Mes Gianluigi Donnarumma dhe Paris Saint-Germain nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shumë të mirë. Portieri është kritikuar shpesh për gabimet e bëra, sidomos atë ndaj Realit të Madridit, që solli eliminimin e francezëve nga Champions League në sezonin 2021/2022.

Ish-portieri i Milanit mund të rikthehet në Itali dhe sipas “Corriere della Sera”, Juventusi është skuadra e interesuar për të bërë të vetin lojtarin.

24-vjeçari ka koleksionuar 72 paraqitje me fanellën e PSG dhe 251 me fanellën e Milanit. Mbetet për tu parë e ardhmja e Wojciech Szczesny, sepse as polaku e as italiani nuk pranojnë që të qëndrojnë portier rezervë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco