Më shumë minuta se kushdo tjetër, shifrat flasin për mbrojtësin e Kombëtares

Më shumë minuta se kushdo tjetër, shifrat flasin për mbrojtësin e Kombëtares

14:40, 01/08/2023

Berat Gjimshti duket i karikuar për këtë nisje të sezonit të ri, dhe këtë gjë e ka treguar në fazën përgatitore që Atalanta po zhvillon këtë verë.

Nga të gjithë futbollistët bergamaskë, statistikat tregojnë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka spikatur sa i përket kohës së lojës, duke grumbulluar më shumë minuta se kushdo tjetër.

Në pesë ndeshje miqësore të zhvilluara, Gjimshiti ka luajtur 285 minuta, duke konfirmuar kështu besimin e trajneri Gasperini, i cili e sheh si një titullar të përhershëm në mbrojtjen e Atalantës për sezonin e ri. Kampionatin e kaluar, 30-vjeçari nuk luajti shumë për shkak të një dëmtimi që e la jashtë fushave për disa muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco