Çmimi i madh i Belgjikës/ Verstappen triumfon në kualifikuese, por Leclerc do niset i pari

Çmimi i madh i Belgjikës/ Verstappen triumfon në kualifikuese, por Leclerc do niset i pari

22:18, 28/07/2023

 

Max Verstappen triumfoi në provat zyrtare në Belgjikë, por nuk do të niset i pari të dielën, kjo pasi piloti holandez është penalizuar me pesë pozicione (shkak është bërë se Red Bull ka ndryshuar për herë të pestë në këtë sezon kutinë e marsheve).

Sa i përket kualifikueseve, piloti monegask i Ferrari-t, Leclerc u rendit i dyti pas holandezit me një diferencë prej 0.820 sekondash, por të dielën do të niset nga “pole position”.

Pas Leclerc u pozicionua Sergio Perez, i cili ishte vetëm 0.057 sekonda më i ngadaltë se piloti i Ferrari-t, ndërsa në vendin e katërt u rendit Lewis Hamilton i  Mercedes. Ndërkohë që Carlos Sainz u rendit në vendin e pestë, Oscar Piastri i gjashti dhe Lando Norris i shtati.

Pra, të dielën gara do të nisë me Leclerc, Perez, Hamilton, Sainz, Piastri dhe Verstappen.

Sa i përket klasifikimit, Verstappen kryeson me 281 pikë, ndërsa në vendin e dytë renditet Perez me 171 pikë dhe në podium momentalisht ndodhet Alonso me 139 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco