Frosinone, një tjetër klub italian që kërkon Etrit Berishën

Frosinone, një tjetër klub italian që kërkon Etrit Berishën

15:49, 27/07/2023

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, raportohet se do të largohet nga Torino gjatë kësaj verë, por jo edhe nga Serie A.

“Gardiani” shqiptar sipas medieve italiane, është duke u kërkuar nga Frosinone, një tjetër skuadër e Serie A.

Ish-portieri i Lazios dhe Atalantës është duke u monitoruar edhe nga disa skuadra turke, por siç raportohet, Frosinone mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Berishës.

E vetmja pengesë për kalimin e Berishës në tek Frosinone shihen të ardhurat, pasi Frosinone nuk besohet së është e gatshme të paguajë rrogën e Berishës që besohet të jetë 1 milion euro neto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco