VIDEO/ Spektakël golash, Arsenali mposht Barçën me ‘manita’

VIDEO/ Spektakël golash, Arsenali mposht Barçën me ‘manita’

12:01, 27/07/2023

Spektakël në miqësoren Arsenal-Barcelona. Plot 8 gola u shënuan në takimin e luajtur në “Los Angeles”.

Në fund pati festë londineze, pasi djemtë e Mikel Artetës triumfuan 5-3.

Robert Lewandowski kaloi kampionët e Spanjës në avantazh, por Bukayo Saka barazoi për anglezët. Ky i fundit humbi një penallti. Barça sërish në avantazh me anë të Raphinhas.

Por, Kai Havertz gjeti golin e parë me Arsenalin dhe skuadrat shkuan në pushim në barazim 2-2. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur.

Dygolëshi i Leandro Trossard dhe eurogoli i Fabio Vieira i dhuruan fitoren skuadrës së Mikel Artetës. Teksa Ferran Torres shënoi në krahun tjetër.

Arsenali rikthehet në fushë në datën 2 gusht përballë Monacos, ndërsa Barcelona zhvillon El Clasicon ndaj Realit në datën 29 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco