VIDEO/ Mirlind Daku debuton me gol në Premier Ligën ruse, i shënon Lokomotivës së Moskës

VIDEO/ Mirlind Daku debuton me gol në Premier Ligën ruse, i shënon Lokomotivës së Moskës

17:30, 22/07/2023

Mirlind Daku e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën te Rubin Kazan.

Sulmuesi ka realizuar në ndeshjen e parë të tij zyrtare me skuadrën e re, duke ndëshkuar që në minutën e 3-të Lokomotivën e Moskës.

25-vjeçari arriti që në prekjen e parë të topit në përballjen e javës së parë që gjente rrugën e rrjetës, duke finalizuar me kokë një harkim që i erdhi nga e djathta.

Një debutim ëndrrash për sulmuesin shtatlartë, që e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën e tij në futbollin rus.

Vetëm pak ditë më parë Daku u transferua tek Rubin Kazan, një operacion që i ka kushtuar 1.5 milionë euro.

Daku është pajisur dhe me pasaportën shqiptare, ndërkohë që nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën, ç’ka bën të jetë një opsion edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, që mund ti bëjë vend që në ndeshjet e shtatorit, nëse Daku ruan ritmin me të cilin nisi sezonin e ri në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco