'Ishte situatë terrori, vështirë se harrohet', Donnarumma tregon tmerrin e përjetuar gjatë grabitjes së banesës

'Ishte situatë terrori, vështirë se harrohet', Donnarumma tregon tmerrin e përjetuar gjatë grabitjes së banesës

15:15, 22/07/2023

Nata e shkuar ishte e tmerrshme për portierin e Italisë dhe PSG-së, Gianluigi Donnarumma. Ai u lidh së bashku me të fejuarën e tij në shtëpi, teksa hajdutët i vodhën 500 mijë euro.

“Të gjesh njerëz në shtëpi papritmas në tre të mëngjesit, mendoj se është ndjenja më e keqe që mund të përjetosh. Unë u imobilizova dhe Alessia u detyrua të dorëzonte gjithçka që kishim me vlerë. Nuk mund të jap më shumë detaje, hetimet janë në vazhdim dhe tani po shkoj në policinë franceze për të rindërtuar gjithçka që ndodhi me ta. E fejuara dhe unë duhet të lejonim hetimin e dobishëm për ta kryer në apartamentin tonë. Ne duhej të largoheshim që aty sa të kryhej ekspertiza e nevojshme hetimore. Për momentin po qëndrojmë në një hotel. Alessia kishte shumë frikë, u tmerrova se diçka mund t’i ndodhte. Isha i pafuqishëm, i lidhur, nuk mund të bëja asgjë. Pastaj nuk flas aq mirë frëngjisht dhe ishte e vështirë t’u shpjegoja atyre njerëzve se ku ishin të gjitha gjërat. Ishte situatë terrori, veçanërisht e tmerrshme për të. Një tronditje shumë e thellë për të. Një gabim mund ta lëndonte atë. Do të jetë e vështirë të harrohet”, gardiani italian i rrëfeu “Libero”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco