Klopp pranon se i pëlqen të drejtojë Gjermaninë, por problem është një nga karakteristikat e tij

Klopp pranon se i pëlqen të drejtojë Gjermaninë, por problem është një nga karakteristikat e tij

13:58, 22/07/2023

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp nuk e fsheh se do të ishte një nder i madh për të që të bëhej trajner i skuadrës gjermane të futbollit, por se për shkak të besnikërisë së tij nuk do t'i lërë të kuqtë dhe se kjo mundësi është larg realizimit.

 

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, muajt e fundit është nën presion të madh nga publiku për shkak të rezultateve jashtëzakonisht të dobëta dhe kjo ka mjaftuar për të ngritur menjëherë pyetjen për pasardhësin e tij dhe për të ofruar emrat e atyre që mund të ishin ideal për këtë pozicion.

 

Siç ndodh gjithmonë me Gjermaninë, i pari në radar është Jurgen Klopp, dhe menaxheri i Liverpoolit thotë se do të ishte një nder i madh për të dhe se nuk ka asnjë shqetësim për këtë. Megjithatë, problem është besnikëria e tij dhe fakti që nuk mund të largohet nga Liverpooli, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

 

"Puna e trajnerit të kombëtares do të ishte një nder i madh dhe nuk ka asnjë dilemë. Por problemi i vetëm që më pengon është besnikëria ime. Nuk mund të largohem nga Liverpool dhe të bëhem trajner i kombëtares gjermane. Nuk bëhet kështu dhe prandaj nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë", tha Klopp.

 

Ai thotë se ende nuk e di se çfarë do të bëjë pasi të largohet nga Liverpool dhe se dëshiron që të gjitha opsionet të mbeten të hapura.

 

"Puna e trajnerit të kombëtares është interesante. Por nuk e di nëse do të bëj diçka krejtësisht ndryshe pasi të largohem nga Liverpool. Dua t'i mbaj të gjitha opsionet e mia të hapura", shtoi Klopp.

 

Klopp është trajner i Liverpoolit që nga viti 2015 dhe me këtë skuadër fitoi titullin kampion në Angli, i pari për Reds pas 30 vitesh dhe Champions League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco