E kryer/ Taulant Seferi largohet nga Ukraina, sulmuesi kuqezi firmos me skuadrën nga Abu Dhabi

E kryer/ Taulant Seferi largohet nga Ukraina, sulmuesi kuqezi firmos me skuadrën nga Abu Dhabi

12:40, 22/07/2023

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, do ta vijojë karrierën e tij futbollistike në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sulmuesi nga Kumanova është huazuar për një sezon me të drejtë blerje nga skuadra ukrainase e Vorskla Poltavës te FC Baniyas  në Abu Dhabi, e cila ka paguar një shifër të konsiderueshme për afrimin e futbollistit kuqezi.

Image

Lajmin e ka bërë të ditur kompania “Part of the Game” e cila ka bërë të mundur edhe transferimin e Seferit nga skuadra ukrainase te ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Image

Edhe pse nuk e ka zyrtarizuar ende transferimin e 26 vjeçarit, klubi arab ka bërë një postim enigmatik në rrjetet sociale, ku flamurin shqiptar e ka shoqëruar me fjalët: “Ja ku po shkojmë”.

Image

Seferi ka një karrierë të pasur, pasi ka dalë nga Rabotnicki, më pas u transferua në Zvicër tek Young Boys. Pas eksperiencave dhe me Xamax, Ëinterthur, Seferi kaloi tek Tirana ku fitoi dhe titullin kampion. Vorskla pagoi 500 mijë dollar për të, 26-vjeçari shënoi 13 gola, duke u renditur dhe shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco