Reagimet ndaj kryeveprës së Messit: Williams e lumtur, Kardashian e hutuar dhe një David Beckham në lot

Reagimet ndaj kryeveprës së Messit: Williams e lumtur, Kardashian e hutuar dhe një David Beckham në lot

11:49, 22/07/2023

Pasi futbollisti argjentinas Lionel Messi shënoi golin e parë për Inter Miami, kamera regjistroi reagimin festiv në tribunat e familjes Beckham dhe tenistes së njohur Serena Williams, si dhe reagimin konfuz të yllit Kim Kardashian.

 

Ishte minuta e 94-të e ndeshjes së Kupës së Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore ndërmjet Inter Miami dhe Cruz Azul, kur Lionel Messi shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij 2-1.

Ishte goli i parë i Messit për klubin e ri dhe menjëherë pas atij momenti kamera ka kapur reagimin e të famshmëve që ndodheshin në tribuna.

 

Në momentin e parë shihet kënaqësia në fytyrën e tenistes së njohur Serena Williams, e cila ishte në shoqërinë e yllit të televizionit Kim Kardashian. E ndërsa Williams po ndiqte atë që po ndodhte në fushë, Kardashian me siguri po shikonte celularin e saj dhe kamera e shfaqi atë duke ngritur konfuzionin kur dëgjoi festimin e golit.

 

Më pas është shfaqur festa në familjen Beckham, e cila është një nga pronarët e këtij klubi. Fillimisht David përqafon gruan e tij, Victoria dhe më pas shpërthen në lot. Në atë moment, pronari i Inter Miamit pa një ëndërr që e kishte dashur për shumë vite duke u realizuar: Messi në Amerikë për të predikuar futbollin. Është vërtet shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Ndërsa Inter Miami dhe Messi, ndeshjen e radhës, po në Kupën e Ligës, do ta luajnë më 26 korrik në orën 13:30 kundër Atlantës.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco