Kush komandon te Al-Nassr? Trajneri kërkoi ta nxirrte jashtë, Ronaldo iu përgjigj me një lëvizje

Kush komandon te Al-Nassr? Trajneri kërkoi ta nxirrte jashtë, Ronaldo iu përgjigj me një lëvizje

10:50, 22/07/2023

Cristiano Ronaldo nisi “eksodin” e yjeve të futbollit nga Evropa drejt Arabisë Saudite dhe llojin e ndikimit e tregon më së miri një detaj nga ndeshja ndaj Benficas.

Edhe pse sauditët kanë investuar shuma të mëdha parash për të sjellë yjet më të mëdhenj të futbollit në kampionat, (jo)cilësia e futbollit Al Nassr dëshmohet në provat miqësore me klubet evropiane.

Al Nassr i Ronaldos, që transferoi Marcelo Brozovic këtë verë, fillimisht pësoi një humbje të thellë ndaj Celta Vigos (0-5), dhe më pas u mposht nga Benfica (1:4).

Megjithatë, që Ronaldo është më i madh se klubi dhe futbolli saudit, u pa në momentet kur trajneri Luis Castro tentoi ta zëvendësojë.

Castro përgatiti zëvendësimin, mirëpo, portugezi tregoi se edhe ai po çuditej më shumë se trajneri i klubit nga rezultati i ndeshjes, ndaj vendosi të luajë edhe pesë minuta të tjera.

Ronaldo i tregoi trajnerit të tij se donte të luante dhe 5 minuta, gjë që edhe ndodhi.

Edhe pse mund të mos jetë popullore të shohësh një futbollist që shkon kundër vendimeve të trajnerit, kjo lëvizje e Ronaldos shkaktoi edhe entuziazmin e disa fansave të tij të cilët shprehen se ai ka treguar edhe një herë se sa shumë dëshiron të ketë sukses dhe të konkurrojë, sepse çdo minutë është e rëndësishme për të, qoftë edhe në një ndeshje miqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco