Një hap larg firmës në Superiore, Ernest Gjoka kthehet të drejtojë në futbollin shqiptar

Një hap larg firmës në Superiore, Ernest Gjoka kthehet të drejtojë në futbollin shqiptar

08:55, 22/07/2023

Ernest Gjoka është shumë pranë firmës në Kategorinë Superiore, për t’u kthyer përsëri në futbollin e vendit tonë, pas 4 vitesh mungesë. Tekniku i njohur kryeqytetas, pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet në pankinën e Erzenit.

Klubi shijakas është ndër të fundit që ka nisur punë për sezonin e ri dhe gjithçka fillon pikërisht me trajnerin e ri, pasi e mbylli edicionin e kaluar me Alfred Deliallisin në pankinë, ndihmësin e trajnerit Xhevahir Kapllani, të shkarkuar vetëm pak javë para mbylljes së kampionatit.

Mësohet se Gjoka është në kontakte me klubin prej kohësh dhe palët kanë gjetur akordin për të bashkëpunuar për këtë edicion, ku objektivi primar mbetet përsëri mbijetesa në elitë.

Gjoka ka drejtuar në vendin tonë klubet e Apolonisë, Kamzës, Tomorit, Flamurtarit, Kukësit dhe Vllaznisë, teksa është ulur edhe në pankinën e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe të Ohod në Arabinë Saudite. Në karrierën e tij ai ka fituar titullin kampion në Kategorinë Superiore me Kukësin dhe atë në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco