Tani drejton Partizanin, Zoran Zekiç shpallet trajneri më i mirë në Kroaci për sezonin 2022-2023

Tani drejton Partizanin, Zoran Zekiç shpallet trajneri më i mirë në Kroaci për sezonin 2022-2023

19:52, 21/07/2023

Zoran Zekiç ka marrë vetëm pak javë më parë drejtimin e Partizanit, i cili bindi kroatin që të braktiste vendlindjen për të nisur këtë aventurë të re në vendin tonë.

Një aventurë që Zekiç e nis nga e para, duke lënë pas sigurinë dhe vlerësimin që ka për të në Kroaci ku ai ka bërë mirë në drejtimin e klubeve të ndryshme.

Kjo shihet qartësisht edhe nga fakti se vetë Sindikata e Futbollit në Kroaci, e ka shpallur atë si trajnerin më të mirë të sezonit 2022-2023.

Image

Zekiç drejtoi klubin Slaven Belupo në këtë edicion dhe ia doli ta mbante në elitë, me vendin e 8 në 10 skuadra pjesëmarrëse, teksa e çoi deri në gjysmëfinalet e Kupës s ku u eliminua nga Hajduk.

Tanimë mbetet që të shihet nëse Zekiç do të përsëritë suksesin e tije dhe në kampionatin shqiptar, ku objektivi për të cilin do të luftojë do të jetë krejtësisht ndryshe nga ai për të cilin luftonte në Kroaci.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco