Arabët ofrojnë 240 milionë euro për Lautaron, vjen përgjigja e Interit

Arabët ofrojnë 240 milionë euro për Lautaron, vjen përgjigja e Interit

17:33, 21/07/2023

Sirena arabe edhe për Lautaro Martinez. Shtypi argjentinas shkruan se një klub saudit, emri i të cilit nuk zbulohet, i ka bërë një propozim të çmendur kapitenit të ri të Interit.

Ofertë 4-vjeçare me pagë 60 milionë euro në sezon! Propozim tundues për kampionin e botës, por Interi nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij.

Shtypi italian shkruan se drejtuesit e nënkampionëve të Europës, kanë siguruar Simone Inzaghin se Lautaro nuk do të shitet.

Lajm që qetëson trajnerin, i cili gjatë kësaj merkatoje ka humbur emra si Onana, Brozovic, Skriniar, Lukaku dhe Dzeko.

Lautaro është pjesë e Interit prej verës së vitit 2018.

Argjentinasi 25-vjeçar nuk ka reaguar në lidhje me ofertën e majme nga Arabia, por Interi e cilëson të pashitshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco