VIDEO/ Milani siguron firmën e yllit të ri të Zvicrës, gati vizitat dhe prezantimi

VIDEO/ Milani siguron firmën e yllit të ri të Zvicrës, gati vizitat dhe prezantimi

16:48, 21/07/2023

Milani ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, e cila tashmë qartësisht përqendrohet te talente që mund të shpërthejnë për të ndihmuar ekipin në të ardhmen.

Kuqezinjtë kanë gjetur akordin me Salzburgun për transferimin e zviceranit Noah Okafor.

Futbollisti është një emër i cili ka spikatur që në moshë të re te Bazeli, për të kaluar te austriakët me të cilët shënoi 7 gola e dha 3 asiste në vitin e fundit në 21 ndeshje të luajtura.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Salzburgu ka pranuar ofertën prej 14 milionë eurosh për futbollistin 23-vjeçar, i cili është pjesë e kombëtares së Zvicrës.

Ndërkohë, sipas strategjisë së klubit, edhe parametrat financiarë të kontratës së tij janë të pranueshëm, pasi ai do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon.

Tashmë pritet vetëm mbërritja e lojtarit në Milano për vizitat mjekësore dhe pastaj firmën në kontratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco