Tirana drejt kualifikimit, e mbyll në avantazh pjesën e parë kundër Dinamo Batumit

Tirana drejt kualifikimit, e mbyll në avantazh pjesën e parë kundër Dinamo Batumit

20:01, 20/07/2023

Tirana po përballet në transfertë kundër Dinamo Batumit, sfida e kthimit e turit të parë të Conference League.

Bardheblutë e kanë mbyllur në avantazh pjesën e parë me golin e shënuar nga Regi Lushkja në minutën e 28-të.

Lushkja mori një pasim nga Ardit Hila dhe goditi menjëherë, duke ndezur festën bardheblu në Gjeorgji.

Takimi i parë, në “Air Albania”, përfundoi në barazim 1-1, dhe për momentin skuadra e Orges Shehit është e kualifikuar në raundin e dytë të Conference League.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco