Skuka bën heroin, kualifikon Mariborin në turin tjetër të Ligës së Konferencës

Skuka bën heroin, kualifikon Mariborin në turin tjetër të Ligës së Konferencës

19:29, 20/07/2023

Gol, fitore me përmbysje dhe kualifikim për Xhuliano Skukën dhe Mariborin.

Skuadra sllovene, aty ku ish-sulmuesi i Partizanit është huazuar nga francezët e Metzit, mposhti 1-2 maltezët e Birkirkarës dhe kaloi në raundin e dytë, pasi sfida e parë përfundoi në barazim 1-1.

Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, ndërkohë që Maribori përmbysi gjithçka në dhjetë minutat e fundit.

Skuka u fut në fushë në minutën e 63-të, teksa dy minuta përpara fundit shënoi një gol tepër të bukur, duke i siguruar fitoren dhe kualifikimin skuadrës së tij.

24-vjeçari dibran veproi bukur në krahun e djathtë, iu shmang mbrojtjes kundërshtare, dribloi edhe portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ky është goli i parë zyrtar për Skukën me Mariborin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco