Mesfushori shqiptar nis aventurën e re në Serie B

Mesfushori shqiptar nis aventurën e re në Serie B

18:38, 20/07/2023

Erdis Kraja nis një aventurë të re në Serinë B italiane. Futbollisti i cili ka kaluar në radhët e përfaqësueseve të moshave, deri te ajo Shpresa, tashmë është bërë pjesë e Askolit, duke u ngjitur për herë të parë në këtë kategori në futbollin italian.

Kraja kishte kaluar në kategoritë e ndryshme italiane që kur u largua nga akademia e Atalantës, duke luajtur në Serinë D dhe në Serinë C me skuadra si Palermo, Peruxhia e Leko, ndërsa në vitin e fundit ishte pjesë e Peskarës.

Klubi i Askolit e përshëndeti në shqip futbollistin shqiptar në postimin në rrjetet sociale me një “Mirëserdhe”.

Ndërkaq. në njoftim bëri të qartë se e kishte huazuar me të drejtë blerje të kartonit, por edhe me kundër ofertë nga Atalanta, e cila nuk kishte hequr dorë plotësisht nga ideja për të mbajtur mesfushorin shqiptar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco