Reijnders tregon pse zgjodhi Milanin: Më bindën Moncada dhe Pioli

Reijnders tregon pse zgjodhi Milanin: Më bindën Moncada dhe Pioli

17:45, 20/07/2023

Tijjani Reijnders është lojtari më i ri i skuadrës së Milanit.

Ai u prezantua vetëm disa orë më parë te “kuqezinjtë” e Italisë, të cilët i zgjodhi si destinacion të së ardhmes pavarësisht interesimit nga Barcelona.

Duke folur për kanalet zyrtare të klubit, mesfushori zbuloi se u bind për këtë transferim nga Moncada dhe nga Pioli.

“Fillimisht fola me Moncada-n dhe Pioli-n dhe ata më shpjeguan se çfarë prisnin nga unë, ata e bënë zgjedhjen time shumë të lehtë. Jam shumë krenar që do luaj për këtë klub”, deklaroi Reijnders.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco