Kampioni i boksit bëhet futbollist profesionist, Usyk nënshkruan me ekipin e Premier League në Ukrainë

Kampioni i boksit bëhet futbollist profesionist, Usyk nënshkruan me ekipin e Premier League në Ukrainë

15:31, 20/07/2023

Kampioni i botës në peshat e rënda të WBO, IBF dhe WBO, Oleksandr Usyk është bërë një futbollist profesionist.

Boksieri ukrainas nënshkroi një kontratë njëvjeçare me skuadrën e re të Premier League ukrainase Polissy.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi në rrjetet sociale dhe ka tërhequr shumë vëmendje.

Usyk edhe vitin e kaluar luajti për klubin ukrainas në një ndeshje miqësore për të qëndruar në formë për përballjen me Anthony Joshua, ndërsa tani ka vendosur të qëndrojë në formë për ndeshjen e ardhshme duke luajtur sërish futboll.

Ai do të mbrojë rripat e kampionit kundër Daniel Dubois në fund të gushtit në Wroclaw të Polonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco