Nuk është grumbulluar nga Pochetino në turneun amerikan/ Broja ndryshon klub, por jo kampionat

Nuk është grumbulluar nga Pochetino në turneun amerikan/ Broja ndryshon klub, por jo kampionat

12:08, 20/07/2023

Skuadra e Chelseat po zhvillon së fundmi një turne përgatitor në Amerikë. Mirëpo pjesë e këtij turneu në SHBA nuk është sulmuesi shqiptar Armando Broja dhe nga komunikimi zyrtar i klubit londinez, kjo mungesë lidhet me faktin se bomberi kuqezi është ende duke u stërvitur në mënyrë të personalizuar pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ligamente dhe që e la jashtë fushave të lojës për pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

 

Megjithatë, mediat zbulojnë se e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe ajo lidhet vetëm me të ardhmen e Brojës. Sipas tyre, Chelsea është në negociata të avancuara me West Ham për shërbimet e 21-vjeçarit.

David Moyes është një “fans” i Brojës me trajnerin e “Çekanëve” që beson se sulmuesi shqiptar do t’i garantonte më shumë thellësi sulmit të skuadrës. Nga ana tjetër, Gianluca Scamacca apo edhe Michail Antonio të West Ham janë në merkato dhe Armando Broja do të kishte hapësira për të qenë titullar fiks i repartit ofensiv në skuadrën londineze.

 

Kujtojmë se West Ham fitoi Conference League sezonin e fundit dhe tashmë do të marrë pjesë në Europa League, me Brojën që do të ishte një alternativë më shumë për “Çekanët” në një sezon që pritet të jetë mjaft i ngarkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco