Tifozët zikaltër nuk e pritën mirë, Cuadrado flet fjalët e para si lojtar i Interit

Tifozët zikaltër nuk e pritën mirë, Cuadrado flet fjalët e para si lojtar i Interit

11:46, 20/07/2023

Juan Cuadrado u zyrtarizua ditën e djeshme si lojtari më i ri i Interit. Kolumbiani u telefonua nga Marotta dhe nuk nguroi në asnjë moment të pranonte ofertën zikaltër, duke u transferuar kështu te rivalët e ish-klubit të tij, Juventusit.

“Kam pasur shumë oferta, por Italia është një shtëpi e dytë për mua. Familja ime është shumë e lidhur me këtë vend, ekzistonte mundësia për të qëndruar këtu me një ekip të madh. Zgjodha Interin sepse të gjithë e dimë historinë e këtij klubi dhe se çfarë përfaqëson në botë.

E rëndësishme është se unë dhe familja ime jemi mirë, patëm mundësinë të qëndrojmë në atë që është shtëpia për ne dhe sigurisht ishte zgjidhja më e mirë. Jam shumë i lumtur, falenderoj zotin për këtë mundësi. Është një nder për mua që jam këtu në një nga ekipet më të mëdha në Europë”, është shprehur Cuadrado.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco