'Vazquez dhe Brahim më mësojnë fjalët e pista', Bellingham zbulon jetën në Madrid: Kroos është mjeshtër!

'Vazquez dhe Brahim më mësojnë fjalët e pista', Bellingham zbulon jetën në Madrid: Kroos është mjeshtër!

10:07, 20/07/2023

Jude Bellingham është ylli më i ri që iu bashkua organikës së Real Madrid. Talenti britanik u transferua këtë verë nga Borussia Dortmund me madrilenët që paguan diçka më shumë se 100 milionë euro si e vetmja mundësi për të bindur klubin gjerman që të linin të lirë 20-vjeçarin. Në një intervistë për kanalin zyrtar të Real Madrid, mesfushori zbulon edhe ditët e para si lojtar i Los Blancos. Bellingham shprehet se është ende duke e njohur qytetin dhe kulturën në Madrid ndërsa shtoi se në stërvitje e ka befasuar Toni Kroos.

“Këto ditë kam pasur mundësinë të shëtis pak në rrugët e qytetit, edhe pse të them të drejtën nuk dal shpesh. Pas stërvitjes jam i “këputur” dhe nuk dua të dal për darkë pasi mendoj të qëndroj në formë. Por, kur kam mundësinë eci në qytet që të mësoj pak më shumë për historinë dhe kulturën pasi është e nevojshme që të përfshihem. Dua të shijoj edhe jetën jashtë futbollit, po aq sa edhe ndeshjet e stërvitjen.

 

Marrëdhënia me shokët e rinj? Janë të gjithë shumë të mirë. Më pëlqen shumë të kaloj kohën me ta, është një atmosferë fantastike në dhomat e zhveshjes. Pavarësisht sa shumë kanë fituar, ata janë të gjithë me “këmbë në tokë”. Mendoj se jam integruar mirë, po e shijoj dhe është një kënaqësi e madhe të jem pjesë e Realit. Mezi pres që të bashkohet i gjithë grupi e më pas të marr fanellën e bardhë dhe të zhvilloj ndeshje.

Ata që më ndihmojnë më shumë me pjesën e gjuhën janë Lucas Vazquez dhe Brahim Dias, janë dy mësuesit e mi më të mirë. Më kanë mësuar edhe disa fjalë të pista. E rëndësishme është që të gjithë flasin shumë mirë anglisht dhe unë po përparoj me spanjishten, kështu që merremi vesh.

Lojtari që më ka surprizuar më shumë deri tani është Toni Kroos. Është mjeshtër, nuk kam çfarë të them tjetër. E kam vënë re në çdo pasim, topi shkon aty ku do ai, ndodh gjithmonë kështu”, u shpreh Bellingham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco