Zyrtare/ Vllaznia siguron të ardhmen, firmos me dy talentet e ekipit U-21

Zyrtare/ Vllaznia siguron të ardhmen, firmos me dy talentet e ekipit U-21

15:15, 19/07/2023

Duket se Vllaznia ka nisur nga puna dhe për të ardhmen e skuadrës, me klubin shkodran që ka konfirmuar së fundmi se dy lojtarë nga skuadra U-21 janë bërë pjesë e ekipit të parë.

Bëhet fjalë për Gledjan Pusin dhe Elidon Dulaj, të cilët kanë qenë dy prej lojtarëve më të spikatur nga U-21.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqeblu me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa të dy lojtarët kanë firmosur për tre vite.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco