Beckham shkon në stërvitjen e Inter Miamit, zbulon informacione të rëndësishme për Messin

Beckham shkon në stërvitjen e Inter Miamit, zbulon informacione të rëndësishme për Messin

14:46, 19/07/2023

Lojtari i parë i Inter Miamit, David Beckham, thotë se Lionel Messit do t'i duhet kohë për t'u mësuar me kampionatin amerikandhe se nuk është reale të pritet që ai të bëjë mrekulli që në ndeshjen e parë.

Beckham ishte në stërvitjen e skuadrës, ku për herë të parë mori pjesë edhe Sergio Busquets dhe siç thotë ai, sado i mirë të jetë Messi, të gjithë duhet të jenë të durueshëm me pritshmëritë që kanë prej tij.

"Pavarësisht se sa i mirë është Messi, sado gjëra të ketë bërë gjatë karrierës së tij, edhe atij do t'i duhet një periudhë e caktuar për t'u mësuar me mjedisin e ri dhe kushtet e reja. Mund të ndodhë që ne të fillojmë të fitojmë çdo ndeshje, por thelbi i historisë është të jesh i durueshëm dhe të mos presim mrekulli nga Messi dhe Busquets menjëherë”, tha Beckham.

Miami aktualisht është në vendin e fundit në Konferencën Lindore me vetëm 18 pikë të fituara dhe për momentin, duket thuajse e pamundur për t'u arritur në play-off.

Messi duhet të debutojë në fanellën e klubit të tij të ri të premten dhe Beckham thotë se koha e tij e lojës me siguri do të jetë e kufizuar.

“Do të shohim nëse do ta fillojë fare lojën, sepse ky është një lojtar që ka pasur një pushim të gjatë, por kjo nuk duket fare në stërvitje dhe kemi edhe një trajner të shkëlqyer, i cili besoj se do ta vlerësojë më së miri se si shumë kohë që Messi duhet të kalojë në fushë shtoi Beckham.

Inter Miami do të luajë ndeshjen e parë në natën e premte në të shtunë kundër Cruz Azul në Kupën e Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco