Thiago Silva dëshiron të kthehet në Brazil, por ka një pengesë…

Thiago Silva dëshiron të kthehet në Brazil, por ka një pengesë…

14:17, 19/07/2023

Kapiteni i Brazilit, Tiago Silva ka dhënë një intervistë për median braziliane “Globoesporte”.

Mbrojtësi ka rrëfyer se deshiron të qëndrojë edhe një vit tek Chelsea dhe më pas të rikthehet të rikthehet në shtëpi dhe të veshë sërish fanellën e Fluminense, skuadra ku u rrit.  Megjithatë, 38-vjeçari pranon se mund të ketë një pengesë, fëmijët e tj.

“Tani e ardhmja i përket Zotit. Të gjithë e dinë se sa shumë dëshiroj të kthehem te Fluminense, por sot është e vështirë të flas me familjen time. Fëmijët e mi nuk duan të jetojnë në Brazil, kështu që është një situatë shumë e ndërlikuar, por ne kemi ende një vit për të reflektuar dhe kuptuar se çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm”, tha Thiago Silva.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco