Nuk ka më përllogaritje: Presidenti i PSG-së i dërgoi një mesazh të qartë Mbappes për të ardhmen

Nuk ka më përllogaritje: Presidenti i PSG-së i dërgoi një mesazh të qartë Mbappes për të ardhmen

13:44, 19/07/2023

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ia ka bërë të qartë edhe një herë Kylian Mbappes se nëse nuk dëshiron të rinovojë, nuk duhet të qëndrojë në klub.

Mbappe ka një ofertë për të vazhduar kontratën me PSG-në, e cila zgjat deri në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi në asnjë rrethanë nuk dëshiron ta lërë atë të largohet falas dhe nëse nuk e zgjat kontratën këtë verë, ai mund të transferohet në një klub të ri në muajt e ardhshëm.

 

Prandaj situata është shumë e thjeshtë. Nëse Mbappe nuk e zgjat kontratën me PSG-në në ditët në vijim, klubi do ta shesë në këtë merkato dhe më i përfoluri është transferimi te Real Madrid, i cili prej vitesh kërkon ta sjellë futbollistin francez.

 

Al-Khelaifi thotë se lojtarët e PSG-së i kanë të gjitha parakushtet për rezultate të mira dhe se klubi në fund të fundit është më i madh se të gjithë lojtarët dhe se ata që nuk duan të jenë pjesë, nuk duhet të qëndrojnë.

 

“Klubi është më i madh se të gjithë dhe ai që nuk dëshiron të jetë këtu dhe që nuk e respekton këtë stemë, as nuk duhet të jetë këtu. Janë ndërtuar gjëra të mëdha dhe kjo është arsyeja pse ne mendojmë se nuk ka asnjë justifikim. Nuk mungon asgjë. Në stërvitje duhet të jepni 200 për qind. Duhet të përqendrohemi në paraqitjet tona dhe rezultatet do të vijnë", tha Al-Khelaifi.

 

Mbappe është anëtar i PSG-së që nga vera e vitit 2017 dhe për këtë ekip ka luajtur gjithsej 260 ndeshje dhe ka shënuar 212 gola.

 

Përmendet se ai mund të largohet nga klubi për një çmim prej 150 milionë eurosh, por është e qartë se do të jetë shumë e vështirë për ta paguar atë shumë, duke qenë se ai ka vetëm një vit kontratë me skuadrën franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco