Felix i 'shkel' syrin Barcelonës: Ka qenë gjithnjë zgjedhja e parë për mua

Felix i 'shkel' syrin Barcelonës: Ka qenë gjithnjë zgjedhja e parë për mua

12:43, 19/07/2023

Pas përfundoi periudhën e huazimit në Londër te Chelsea, Joao Felix është rikthyer te Atletico Madrid, një ambient ku portugezin nuk e dëshirojnë me trajnerin Diego Simeone që prej kohësh e ka lënë jashtë skemave të tij.

Edhe vetë 24-vjeçari nuk dëshiron të vazhdojë më në radhët e madrilenëve dhe është duke pritur një mundësi për t’u larguar. Janë disa klube që kanë shprehur interes për Felix, por shifra e lartë që pretendon Atletico Madrid bën që të largohen shumë pretendentë. Paris Saint-Germain hoqi dorë ndërsa nga ana tjetër, Aston Villa mundet vetëm ta huazojë.

Megjithatë, dëshira e vetë lojtarit është një tjetër klub dhe bëhet fjalë për një tjetër skuadër të La Liga-s. Së fundmi, Felix shprehet se ëndrra e tij e fëmijërisë është të luajë në radhët e Barcelonës.

“Do të më pëlqente të luaja me Barcelonën, ky klub ka qenë gjithnjë zgjedhja e parë për mua. Nëse një ditë vesh fanellën e katalanasve, atëherë për mua do të ishte realizimi i një ëndrre që e kam prej fëmijërisë”, u shpreh Felix.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco