Ish-futbollisti tallet me deklaratën e Ronaldos: Mendoj se është xheloz për Messin

Ish-futbollisti tallet me deklaratën e Ronaldos: Mendoj se është xheloz për Messin

10:38, 19/07/2023

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo bëri një deklaratë që ngjalli shumë debate ditën e djeshme kur tha se futbolli europian humbi çdo cilësi pas largimit të tij.

Kjo deklaratë e fortë e portugezit shkaktoi shumë polemika dhe për këtë komentoi edhe ish-futbollisti i MLS, Mike Lahoud.

" Kur e dëgjoj këtë, besoj se Ronaldo ka pirë shumë nargjile. Deklarata e tij se në një vit liga saudite do të jetë më e mirë se liga turke dhe holandeze është e çmendur. Ai e tha atë në ditën kur Lionel Messi u prezantua në MLS dhe kur fliste për promovimin e Kupës së Botës 2026 në Amerikën e Veriut. Për të thënë se është 38 vjeç e gjysmë dhe duket i fiksuar pas Messit", tha Lahoud për CBS Sports.

Ai nuk e fsheh kënaqësinë për faktin se Lionel Messi iu bashkua kampionatit amerikan, ku ai ndërtoi edhe rrugën e tij futbollistike.

Lahooud e kaloi gjithë karrierën e tij duke luajtur në Shtetet e Bashkuara.

Ai luajti për Carolina Dynamo, Chivas, Philadelphia Union, Neë York Cosmos, Miami, Cincinnati dhe San Antonio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco