Onana: Të largohesh nga Interi do të thotë të largohesh nga një familje

Onana: Të largohesh nga Interi do të thotë të largohesh nga një familje

10:22, 19/07/2023

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, Andre Onana është lojtari më i ri i Manchester United në Premier League.  Kështu, portieri kamerunas largohet nga Inter pas vetëm një sezoni për të nisur një aventurë të re në kampionatin anglez të futbollit me fanellën e “Djajve të kuq”.

Së fundmi, Onana ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku foli për largimin nga zikaltërit dhe transferimin tek United.

 

“Një pjesë e zemrës sime është e trishtuar, të largohem nga Interi do të thotë të largohem nga një familje. E kuptova që të jesh me Interin është një mënyrë për të qenë në botë, për të jetuar jetën…”.

 

Portieri kamerunian më pas u ndal në të kaluarën e tij te Interi.

 

“Po flas vërtet për magjinë, një shkëndijë me mjedisin. E di që do të jem në gjendje të udhëtoj nëpër botë, por do të jetë e vështirë të gjej tifozë si të Interit. “San Siro” dhe zikaltërit më dhanë emocione unike që nuk do t’i harroj kurrë gjatë gjithë jetës sime. Në disa ndeshje ishim një: kisha ndjesinë që nuk luaja me 11, por me 80.000. Aftësia për ta përjetuar nga brenda ishte një privilegj që më ka dhënë futbolli dhe jeta”, u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco