Tifozët e Ajax kërcënojnë legjendën të mos kthehet: Po të vish do të ketë luftë!

Tifozët e Ajax kërcënojnë legjendën të mos kthehet: Po të vish do të ketë luftë!

11:32, 18/07/2023

Anëtarët e grupimit ultras të Ajax "F-Side" protestuan kundër kthimit të paralajmëruar të ish-futbollistit Wesley Sneijder në klubin nga Amsterdami dhe i dërguan atij një mesazh paralajmërues.

Ish-mesfushori holandez, i cili luajti për skuadrën nga Amsterdami deri në largimin te Real Madridi në vitin 2007, bëri diçka që nuk i ka pëlqyer disa tifozëve vendas, të cilët as nuk duan të dëgjojnë për rikthimin e tij të mundshëm.

Nuk ia falin organizimin e një ndeshje lamtumire në Utrecht para tre vitesh, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjëherë për atë skuadër.

Në mediat holandeze përmendet rikthimi i Snejiderit në klub si trajner në stafin profesional dhe “F-Side”, një bërthamë e fortë tifozësh, në një deklaratë në Instagram njoftoi se ardhja e mundshme e ish-mesfushorit është absolutisht e padëshirueshme.

Image

“Të jemi të qartë tani: Ky budalla nuk është i mirëpritur në klubin tonë. Ne ia kemi bërë të qartë më shumë se tre vjet më parë që është i padëshirueshëm. Kjo nuk është për disa vite patetike, si dy martesat e tij të dështuara, por përgjithmonë. "Wesley, edhe nëse një për qind e të gjitha thashethemeve për rikthimin tuaj te Ajax janë të vërteta, atëherë ju tregoni veten si idiot edhe më shumë. Edhe nëse është e vërtetë, ju jeni skizofren," shkruajnë ata.

“F-Side” e konsideron të pakuptueshme faktin që Ajax po negocion me Sneijderin për t'u bërë pjesë e stafit stërvitor, sidomos duke pasur parasysh marrëdhëniet e këqija mes tifozëve dhe ish-lojtarit.

"Sigurisht, ka një situatë që ne e dënojmë: ardhjen e këtij bastard. Trajneri i madh i Ajax Rinus Michels një herë tha: "Futbolli është luftë". Nëse vjen Sneijder, atëherë do të ketë luftë", thanë ata.

 

Sneijder luajti për Ajax për pesë sezone dhe la gjurmë të mëdha, por tifozët padyshim nuk do ta falin kurrë që nuk i tha lamtumirë futbollit me fanellën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco