Ronaldo ‘luan’ Zlatanin: Nuk do të kthehem në Europë, humbi cilësinë me largimin tim

Ronaldo ‘luan’ Zlatanin: Nuk do të kthehem në Europë, humbi cilësinë me largimin tim

09:51, 18/07/2023

Futbollistët e Al-Nassr u mposhtën mbrëmë nga Celta Vigo në një ndeshje miqësore me rezultat 5-0 dhe pas ndeshjes Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ronaldo, i cili nuk bëri asgjë të dobishme për skuadrën e tij gjatë pjesës së parë, pas ndeshjes “uli” fuqinë e Celtës, kampionatin spanjoll, dhe e ngriti veten në lartësi të paimagjinuara, madje foli për veten në vetën e tretë.

Me një fjalë – “luajti” rolin e Zlatan Ibrahimovic.

“Nuk ka asnjë shans që të kthehem në Europë. Së pari jam 38 vjeç dhe së dyti Europa ka humbur të gjitha cilësitë me largimin tim. Liga spanjolle nuk ka cilësi, liga portugeze është e mirë, por jo më e mira. Liga gjermane është shumë më e keqe se sa ishte, vetëm Premier League është i mirë”, tha Ronaldo dhe më pas vazhdoi:

"Pasi erdha në Arabinë Saudite, të gjithë lojtarët kryesorë më ndoqën. Unë jam ai që i frymëzoi ata të vinin. E njëjta gjë ndodhi në Itali. Kur iu bashkova Juventus, Seria A kishte vdekur. Unë e ringjalla atë. Fakti është se kudo që shkon Cristiano Ronaldo ngjall shumë interes”, tha Ronaldo, i cili më pas bëri një parashikim të guximshëm.

"Do të shihni, më shumë lojtarë të nivelit të lartë që do të vijnë brenda një viti. Dhe jo vetëm veteranët, siç thonë disa. Jota dhe Neves janë të rinj. Vitin e ardhshëm, liga saudite tashmë do të jetë më e mirë se ajo turke dhe holandeze", tha Ronaldo, i cili kishte një përgjigje të gatshme dhe nëse po mendon të shkojë në MLS dhe të luajë sërish kundër Lionel Messit.

"Jo. Liga saudite është shumë më e mirë se MLS dhe e ardhmja ime është këtu," tha portugezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco