Sarri e ka ‘me sy të mirë’, Hysaj e nis sezonin si titullar te Lazio

Sarri e ka ‘me sy të mirë’, Hysaj e nis sezonin si titullar te Lazio

18:42, 16/07/2023

Elseid Hysaj vazhdon të jetë “ushtari” më i besuar i Mauricio Sarrit.

Pavarësisht emrave që po mendon Lazio të afrojë apo ndryshimeve në skuadër, mbrojtësi kuqezi vazhdon të jetë zgjedhje e parë për teknikun i cili edhe në miqësoren e parë sezonale, nuk ka hequr dorë nga ai.

Ndonëse Hysaj është ndër të fundit që i është bashkuar në stërvitje Lazios pasi kishte qenë pjesë e përfaqësueses dhe gëzoi disa ditë më shumë pushim, në sfidën e parë sezonale, si zakonisht ndaj ekipit amator të Auronzos, mbrojtësi u rreshtua mes titullarëve.

Sarri i besoi vendin në të majtë të mbrojtjes, që është bërë i tiji në pjesën e dytë të sezonit të kaluar duke dhuruar paraqitje pozitive mjaft interesante.

Një sinjal i qartë se Hysaj do të mbajë këtë vend edhe në sezonin e ri, sidomos tani që Lazio luan përsëri në Ligën e Kampioneve dhe duhet në fushë dikush që njeh mirë idetë e trajnerit italian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco