Nuk ndodhej as në stol, zbulohet arsyeja e mungesës së Vrionit në sfidën kundër skuadrës së Rooney

Nuk ndodhej as në stol, zbulohet arsyeja e mungesës së Vrionit në sfidën kundër skuadrës së Rooney

09:23, 16/07/2023

New England Revolution arriti një tjetër fitore të madhe në kampionat me rezultatin 4-0, kësaj radhe kundër DC United, ku trajner është legjenda angleze, Wayne Rooney

Gjithsesi në këtë takim, sulmuesi i Kombëtares, Xhiakomo Vrioni, nuk ishte i pranishëm as në stol, me fansat të cilët ishin të habitur nga kjo zgjedhje e trajnerit, duke parë që 24-vjeçari po kalonte një nga momentet e tij më të mira që pas transferimit në MLS.

Siç bëjnë me dije mediat amerikane, Vrioni ka pësuar një dëmtim në sfidën e fundit kundër Atlanta Utd, ndaj të cilës shënoi dhe një gol fantastik.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë ky dëmtim, por sipas mediave theksohet se nuk është asgjë serioze dhe pritet të rikthehet shumë shpejtë në fushë.

Momentalisht New England ndodhet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, duke iu afruar akoma dhe më shumë kualifikimit në fazën “play-off”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco