Kristian Prenga shembull suksesi, bën New Jerseyn ‘të flasë’ shqip

Kristian Prenga shembull suksesi, bën New Jerseyn ‘të flasë’ shqip

14:20, 14/07/2023

Sportistet shqiptarë janë ambasadorët më të mirë të vendit anembanë botës. Falë sukseseve të tyre, marrin vlerësim dhe në zonat ku ata ushtrojnë disiplinat e tyre sportive.

Boksieri nga Mirdita, Kristian Prenga, ka marrë “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Bashkisë së zonës së Garfield, Richard Rigoglioso.

Boksieri shqiptar, ka takuar numrin 1 të zonës së New Jersey-t, i cili ka përshëndetur kontributin e Prengës në botën e boksit.

Prenga u prit dhe nga drejtuesit e policisë së Garfield, Richard Uram, i cili e përgëzoi arritjet në karrierë, ndërkohë 32-vjeçari bëri dhe një takim me fëmijët e një shkolle në zone, ku ndau me ta vlerat dhe rëndësinë që ka sporti.

Prenga numëron 13 fitonte në boksin profesionist, të gjitha me “knock out”, ndërkohë që në datën 22 korrik do ketë përpalljen e radhës në Atlatik City ndaj Santander Silgado Gelez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco