Jeta e re e Messit në Miami nis si njeri i zakonshëm, fotografohet duke bërë pazar në supermarket

Jeta e re e Messit në Miami nis si njeri i zakonshëm, fotografohet duke bërë pazar në supermarket

13:32, 14/07/2023

“A është me të vërtetë ai?”, – duhet të kenë menduar klientët e një supermarketi në Florida. Përgjigjja? Pohuese. Leo Messi, pasi zbarkoi në Shtetet e Bashkuara, filloi një jetë të re në Miami, duke u zhytur në realitetin më të vërtetë, në gjërat e përditshme.

Pra, ylli argjentinas veshi pantallona të shkurtra dhe një bluzë të zezë për të bërë pazar me qetësi të plotë, si një i vdekshëm i thjeshtë.

Messi do të prezantohet zyrtarisht të dielën, së bashku me Sergio Busquets para tifozëve të rinj të Inter Miami gjatë një eventi të quajtur “The Unveil”.

Një ngjarje e pritur ndoshta edhe nga klientët e supermarketeve, të cilët njohën një nga lojtarët më të fortë në histori, duke i kërkuar me dashamirësi foto dhe autografe. Kampioni i botës pranoi me përulësi, mes shtyrjes së karrocës dhe pritjes në radhë për të paguar në arkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco