VIDEO/ Jorginho shkakton autogol nga 30 metra largësi

VIDEO/ Jorginho shkakton autogol nga 30 metra largësi

12:07, 14/07/2023

Ditë e keqe për Jorginhon, ish-mesfushor i Napolit, që tani luan për Arsenalin.

Mesfushori ishte protagonisti negativ i ndeshjes miqësore që “Topçinjtë” luajtën dhe barazuan (rezultati përfundimtar 1-1) ndaj Nurembergut.

Jorginho hyri në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi një autogol të pabesueshëm.

Në realitet mund të flitet për një “përputhje të fajit”. Karl Jakob Hein, portieri i Arsenalit, humbi një pasim tokazi drejt mesfushës, Jorginho vrapoi drejt topit për të parandaluar ta zotëronte një kundërshtar, por tentativa e tij u kthye në goditje të topit drejt portës së vet, të cilin portieri nuk arriti ta presë, pavarësisht se vrapoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco