Partizani largon kapitenin Bruno Telushi

Partizani largon kapitenin Bruno Telushi

14:37, 13/07/2023

Bruno Telushi nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit. Mesfushori i të kuqve është larguar përfundimisht nga skuadra, pas tensionit që ka pasur me trajnerin Zoran Zekicc pas ndeshjes në Champions.

Njoftimi i klubit

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Falenderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco