Bonucci ndihet i tradhtuar nga Juventusi, kërkon ballafaqim me Allegri dhe klubin

Bonucci ndihet i tradhtuar nga Juventusi, kërkon ballafaqim me Allegri dhe klubin

14:08, 13/07/2023

E ardhmja e kapitenit Leonardo Bonucci te Juventusi është e paqartë.

36-vjeçari ka ende edhe një vit kontratë me bardhezinjtë, por ai është në qendër të merkatos, pasi klubi ka vendosur ta largojë. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, lojtari nuk e ka pritur mirë këtë vendim, ndaj ka kërkuar një ballafaqim “kokë më kokë” me drejtuesit.

Ky takim pritet të zhvillohet ditën e hënë, kur mbrojtësi do të kryejë vizitat mjekësore dhe të nisë grumbullimin me Juven.

Një takim që do të zhvillohet me drejtorin e ri teknik Cristiano Giuntoli dhe trajnerin Massimiliano Allegri.

Mësohet se është ky i fundit që i ka kërkuar klubit largimin e Bonucci, me të cilin nuk ka patur kurrë një marrëdhënie optimale.

Për momentin lojtari pret të nisë sezonin e 13-të me fanellën bardhezi dhe beson se është i nevojshëm për ekipin e ri që po ndërtohet.

Gjithsesi, Allegri dëshiron t’u japë hapësirë të rinjve dhe sezonin e fundit në 23 raste ishte në stol e në 13 prej tyre nuk luajti fare. Sinjal i qartë ky për divorcin që afrohet.

Bonucci ka përparësi të qëndrojë me Juven, për të qenë pjesë e projektit, por duket se klubi ka të tjera plane. Sezonin e ri do të paguhet 3.5 milionë euro, një rrogë mesatare për bardhezinjtë, ndërkohë që Allegri do ta ketë të fundit në listën e mbrojtësve që do të aktivizojë, ndaj dhe lamtumira duket e pashmangshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco