Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Conference League/ Formacioni i mundshëm i Tiranës për sfidën me Dinamo Batumin

Conference League/ Formacioni i mundshëm i Tiranës për sfidën me Dinamo Batumin

10:06, 13/07/2023

Orges Shehi e ka vendosur. Në fushë kundër Dinamo Batumit të gjithë blerjet e reja.

Luhet pa “pykë”, ndërsa Hoxhallari dhe Jonuzi do të jenë titullarë.

Edhe në stërvitjen e fundit të Tiranës, planet e Shehit nuk është se kanë ndryshuar shumë. Vendimi është marrë.

Trajneri ka kërkuar që Erjon Hoxhallari të luajë, paçka se nuk ka shumë gjendje, pasi është i fundit që u bashkua me bardheblutë. Edhe Jonuzi në të njëjtën situatë. Duhet të sakrifikojë për ekipin.

Tashmë është pothuajse e mbyllur skuadra që do të luajë ndaj Dinamos.

Hoxhallari do të jetë titullar. Pjesa tjetër e mbrojtjes është e përbërë nga Doka, Najdovski dhe Mici.

Në mesfushë është dilema e madhe. Dy janë lojtarët, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm, Deliu dhe Hila.

Nga ana tjetër, Jonuzi do të jetë futbollisti i tretë që do t’u bashkohet në këtë repart me fanellën e titullarit.

Edhe në sulm do të ketë shumë lëvizje. Braziliani Kaina qëndron në stol, ndërsa nga ana tjetër titullarë do të jenë një treshe fantastike.

Bëhet fjalë për Abazajn, Hasanin dhe Latifin. Të tre do të luajnë nga minuta e parë me Abazajn, që mund të jetë qendërsulmues. Pjesa tjetër e skuadrës do të qëndrojë në stol, të gatshëm për sfidën me Dinamon.

Formacioni i mundshëm i Tiranës

Selmani, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Mici, Deliu, Jonuzi, Hila, Latifi, Hasani, Abazaj

Trajner: Orges Shehi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco