Fotoja e Messit nga pushimet shqetëson fansat e tij: Çfarë nuk shkon me gjurin?

Fotoja e Messit nga pushimet shqetëson fansat e tij: Çfarë nuk shkon me gjurin?

22:30, 12/07/2023

Është periudha e vitit ku futbollistët më të mirë aktiv shfrytëzojnë ditët e rralla të lira që kanë pas një sezoni të gjatë dhe të mundimshëm dhe një prej tyre është edhe Lionel Messi.

Futbollisti më i ri i Inter Miami është duke shijuar pushimet me familjen e tij dhe që publikoi së fundmi tërhoqi shumë vëmendjen.

Shkak për këtë është gjuri i tij, i cili duket paksa i çuditshëm, gjë që i shqetësoi fansat e Messit.

 

“Çfarë i ka gjuri?”, “Nuk është normale të duket kështu”, ishin disa nga komentet.

 

“Football Espana” zbulon se arsyeja e kësaj paraqitjeje të gjurit të Messit është kuadricepsi (muskujt në kofshën e përparme) i tepërt i zhvilluar i argjentinasit.

 

Messi nuk ka shumë kohë për të pushuar pasi së shpejti do të debutojë në klubin e tij të ri.

 

 

Fituesi i shtatë Topave të Artë do të luajë minutat e para me fanellën e klubit nga Miami më 21 korrik kur Interi pret Cruz Azulën në Kupën e Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco