Memelli: Djemtë janë përkushtuar, ndeshja e parë shumë e rëndësishme

Memelli: Djemtë janë përkushtuar, ndeshja e parë shumë e rëndësishme

21:47, 12/07/2023

Migen Memelli, në konferencën për shtypin një ditë para sfidës me Lanfield foli me optimizëm, duke qenë i bindur se skuadra kuqeblu do të marrë rezultat pozitiv.

“Përpos emocioneve, ajo që vlerësojmë është përgatitja e madhe që ka bërë skuadra në këto 30 ditë. Djemtë janë përkushtuar shumë. E parë kjo në këndvështrimin tonë, nesër besojmë se do të bëjmë një performancë shumë të mirë.

Ajo ç’ka më lind të them është se djemtë kanë punuar shumë mirë dhe jemi këtu për të bërë gjërat e duhura që të kemi qartësinë në këtë 90-minutësh të parë.

Kundërshtarin e njohim, por duhet pasur parasysh se rezultati i ndeshjes së parë është shumë i rëndësishëm. Kemi punuar shumë në terren, kundërshtari është i fortë, siç e thashë, nuk dua të zbuloj më tepër.”

Vllaznia, skuadër e re: “Kemi një skuadër 70-80 për qind të re. Një skuadër tek e cila besojmë dhe elementët që janë afruar janë cilësorë. Besojmë që djemtë do të bëjnë shumë mirë, ekipi është drejt konsolidimit dhe duke parë edhe miqësoret në fazë përgatitore, na jep besimin se gjërat do të shkojnë mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco