Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Zyrtare/ E mbylli me Kukësin, mesfushori 26-vjeçar transferohet në Kazakistan

Zyrtare/ E mbylli me Kukësin, mesfushori 26-vjeçar transferohet në Kazakistan

21:28, 12/07/2023

Tashmë është zyrtare, ish-mesfushori i Skënderbeut dhe Kukësit në Superiore, Shqipërim Taipi është transferuar te skuadra e Kaspijit në kampionatin kazakistanas. Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar Shqipërim Taipin, me fanellën e skuadrës së re.  

“Kemi nënshkruar kontratë me Shqiprim Taipin, i cili vjen nga skuadra e Kukësit. Mirë se vjen, Shqiprim”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kazak. 

Skuadra kazake drejtohet nga ish-trajneri i Maqedonisë, Igor Angjelovski i cili ka qenë ndër të parët që ka kërkuar të ketë shërbimet e Taipit pasi e njeh që nga koha kur mesfushori mbronte ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës në kampionatin maqedonas.   

Kaspiji Aktau renditet në vendin e parafundit në kampionatin e Kazakistanit. Me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 14 takime. Ndërkohë gjatë dy sezoneve të kaluara në Kukës, Taipi zhvilloi 70 ndeshje në total, ku realizoi 4 gola.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco