Arda Guler demonstroi magjinë e futbollit në stërvitjen e Realit, tifozët madrilen u mahnitën

Arda Guler demonstroi magjinë e futbollit në stërvitjen e Realit, tifozët madrilen u mahnitën

20:29, 12/07/2023

Pak ditë më parë lojtarët e Realit ndezën motorët dhe filluan përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ndërsa stërvitjeve të “Los Blancos” menjëherë iu bashkua turku i ri Arda Guler, i cili tregoi se çfarë është i aftë të bëjë.

Në seancën e parë stërvitore me Realin, turku demonstroi gjithë magjinë që zotëron në këmbë dhe ua bëri të qartë të gjithëve pse konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit të sotëm.

Me lëvizjet e tij, ai bëri për vete tifozët e klubit mbretëtor të cilët mbetën të mahnitur.

“Imagjinoni që është 18 vjeç, vjen në stërvitjen e parë të Realit dhe bën KËTË”, “Çfarë gjeniu!”, “Jam i magjepsur, duhet t’i jepni një shans menjëherë”, ishin vetëm disa nga komentet e fansave të tyre.

Pesë ditë më parë, talenti turk nënshkroi një kontratë me Realin që do ta lidhë atë me Klubin Mbretëror të paktën deri në verën e vitit 2029.

Guler u rrit te Fener, për të cilin luajti një numër të madh ndeshjesh, ndërsa Real mundi Barcelonën në betejën për nënshkrimin e tij.

Ky lojtar i lindur në vitin 2005 ka luajtur tashmë katër ndeshje për kombëtaren turke dhe së fundmi ka shënuar një gol spektakolar ndaj Uellsit në kualifikueset e EURO.

Klubi më trofetar në Europë i pagoi Fenerbahces 20 milionë euro në këmbim të nënshkrimit të tij dhe gjykuar nga parashikimet e para, turku do të jetë një opsion më se fitimprurës.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco