'Kosovë-Serbi', tifozët e Crvena-s provokojnë në ndeshjen ndaj Fenerbahces

'Kosovë-Serbi', tifozët e Crvena-s provokojnë në ndeshjen ndaj Fenerbahces

20:04, 12/07/2023

Lojtarët e Fenerbahçes dhe Crvena Zvezda-s po luajnë një ndeshje miqësore në Shën Petersburg, ndërsa në stadiumin e Rusisë ka edhe disa tifozë të Crvena Zvezda-s të cilët së bashku me tifozët vendas brohorasin mesazhe politike.

Në disa raste u dëgjuan thirrjet "Kosovë - Serbi", ndërsa kapiteni i Kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, Edin Dzeko, ishte në shënjestër të tifozëve.

Këshhtu, në momentet kur Dzeko ishte afër golit në mesin e pjesës së parë, pasuan thirrje të turpshme që u dëgjuan edhe në transmetimin televiziv.

“Dzeko turku, dreq”, thërrisnin tifozët e klubit beogradas duke provokuar sulmuesin.

Përsa i përket ndeshjes, Fenerbahce ka një punë të vështirë përpara, pasi Zvezda ishte një kundërshtar shumë më i mirë në pjesën e parë dhe ka epërsi 2-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco