Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Sfidojnë Dinamo Batumin në Europë, flet Najdovski: Respektojmë kundërshtarin, por ne do të kalojmë në turin e dytë

Sfidojnë Dinamo Batumin në Europë, flet Najdovski: Respektojmë kundërshtarin, por ne do të kalojmë në turin e dytë

19:29, 12/07/2023

Përkrah trajnerit Orges Shehi në konferencën për shtypin përpara sfidës ndaj Dinamo Batumi, u shfaq edhe Filip Najdovski.

Kapiteni i Tiranës u shpreh i bindur që bardheblutë do të kualifikohen në raundin e dytë të Conference League. Teksa siguroi edhe tifozët në lidhje me sezonin e ri në Superiore.

“Mendoj që Dinamo Batumi ka një skuadër shumë cilësore. Dhe mendoj se është një nga dy skuadrat më të forta në Gjeorgji. Kemi respekt maksimal për kundërshtarët, por ne do të kalojmë në raundin e dytë të Conference League.

Është një përparësi e madhe për ta fakti që e kanë filluar kampionatin. Janë diku në mes të kampionatit. Por nëse i referohemi lojtarëve, unë mendoj se Tirana është shumë herë më e mirë.

Jemi përgatitur shumë mirë, mendoj se nuk kemi asnjë problem në skuadër. Superliga? Ka kohë për kampionatin, por sigurisht që ne do të rikthejmë titullin në shtëpi.

Hoxhallari? Mund të them se ai është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur. Jam i lumtur që u rikthye“, deklaroi qendërmbrojtësi nga Maqedonia e Veriut.

Tirana-Dinamo Batumi do të zhvillohet të enjten në “Air Albania”. Duke nisur prej orës 20:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco