Balotelli insiston për t’u rikthyer në Turqi, akordi varet nga një kroat

Balotelli insiston për t’u rikthyer në Turqi, akordi varet nga një kroat

17:17, 09/07/2023

Mario Balotelli po vuan për të gjetur një skuadër të re. Sulmuesi italian u transferua gjatë verës së vitit të kaluar te Sioni në Zvicër. Aventurë për t’u harruar, me 32-vjeçarin që shënoi vetëm 6 gola dhe skuadrën që ra nga kategoria.

Shtypi turk shkruan se agjenti i tij po bisedon me drejtuesit e Trabzonsporit, por në krye të listës së dëshirave të klubit qëndron Bruno Petkovic. Sulmuesi i Dinamos së Zagrebit dhe kombëtares kroate.

Drejtuesit e Sionit firmosën me Mario Balotellin gjatë gushtit të vitit të kaluar, por tashmë janë penduar për afrimin e sulmuesit italian. 32-vjeçari shënoi 6 gola në aventurën e parë në elitën e futbollit helvet. Larg pritshmërive dhe të pamjaftueshëm për të mbajtur Sionin në Superligë.

Nëse nuk arrihet akordi me qendërsulmuesin kroat, atëherë te Trabzonspori mund të marrin në konsideratë mundësinë e firmës me Balotellin.

Amazon just released bargains, and we've searched the sale to find the 20 best 2023 Prime Day deals to add to your cart.

Karriera e italianit ka shkuar në rënie, ai nuk ia doli të linte gjurmë në kampionatin helvet. Dhe tani po tenton të rikthehet në Turqi, aty ku më parë ka luajtur me Adana Demirspor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco